Ndërlidhjet

SHBA: Senati e miratoi reformën shëndetësore


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar reformën shëndetësore të presidentit Obama, duke i mbështetur ndryshimet në sigurimet shëndetësore dhe përfshirje të miliona amerikanëve, që nuk ishin të siguruar.

Në votimin sipas linjave partiake 60 ishin për, ndërsa 39 senatorë votuan kundër.

Demokratët në Senat i mbështetën ndryshimet më dramatike në politikën shëndetësore në katër dekadat e fundit.

Votimi u bë sot herët në mëngjes.

Dhoma Përfaqësuese këtë legjislacion e ka miratuar në muajin nëntor.

Tash, të dy dhomat duhet ta fomulojnë një legjislacion të vetëm, të cilin pastaj duhet ta nënshkruaj presidneti Barak Obama.
XS
SM
MD
LG