Ndërlidhjet

Vatikan: Papa shpëtoi i palënduar nga incidenti


Vatikani njoftoi se Papa Benedikti i 16-të ka kaluar pa lëndime nga një incident, në të cilin një grua kërceu mbi barrikada në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe Atin e Shenjtë e rrëzoi në tokë, gjatë Meshës tradicionale të Krishtlindjeve.

Papa 82 vjeçar, me të shpejtë u ngrit pas incidentit dhe vazhdoi ecjen drejt altarit kryesor për ta vazhduar Meshën.

Ai nuk bëri koment të drejtpërdrejtë për këtë incident.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se gruaja, që është arrestuar nga pjesëtarët e sigurimit, duket se ishte me të meta mentale.
XS
SM
MD
LG