Ndërlidhjet

Iran: U konfirmua qëndrimi i vajzës së Bin Ladenit


Irani thotë se është informuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran se e bija e liderit të al-Kaidës, Osama Bin Laden, po qëndron në ambasadë.

Ministri i jashtëm, Manuçer Motaki, tha se autoritetet iraniane nuk e dinë se si ka hyrë vajza e Bin Ladenit, me emrin Iman, në Ambasadën saudite.

Duke folur në televizionin iranian, ministri Motaki tha se nëse autoritetet e Iranit do të jenë në gjendje ta konfirmojnë identitetin e saj, ajo do të ishte e lirë që të largohet nga Irani.

Ai nuk i ka përmendur fëmijët e tjerë të Bin Ladenit, që ndoshta gjenden në Ambasadën e Arabisë Saudite dhe nuk është pyetur në programin televiziv nëse zyrtarët iranianë po i mbajnë ata.
XS
SM
MD
LG