Ndërlidhjet

Kinë: Disidenti Lu Ksiaobo u dënua me 11 vite burg


Disidenti i njohur për demokraci në Kinë, Liu Ksiaobo, është dënuar me 11 vite burg lidhur me akuzat për “nxitje për shkatërrimin e fuqisë së shtetit”.

Liu kishte marrë pjesë në protestat për demokraci në sheshin Tienanmen në vitin 1989 dhe ishte njëri nga autorët kryesorë të manifestit Karta 08, që fton për më tepër liri të të shprehurit, të drejta njerëzore dhe zgjedhje të lira në Kinë.

Liu ishte arestuar para një viti, lidhur me involvimin e tij në këtë manifest.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë kërkuar nga Kina lirimin e Liu Ksiaobos.

Qeveria kineze e udhëhequr nga komunistët i ka refuzuar thirrjet për lirimin e zotit Liu, duke i vlerësuar ato si ndërhyrje në punët e saj të brendshme.
XS
SM
MD
LG