Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: U vra ish kampioni botëror në tai boks


Ish kampioni botëror dhe evropian në tai boks, Muslim Abdullajev, është vrarë natën e kaluar, që qartas duket se ishte vrasje me porosi.

Trupi i pajetë i Abdullajevit u gjet afër një stadiumi në pjesën veriore të Moskës, me shumë gjurmë të të shtënave në kokë.

Muslim Abdullajev, që ishte nga rajoni i Dagestanit në Rusi, ishte kampion evropian dhe botëror në tai boks në vitin 2004.

Policia po zhvillon hetime lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG