Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë nëntë militantë


Ushtria e Pakistanit njoftoi se gjatë një operacioni afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë nëntë militantë.

Ushtria tha se militantët ishin vrarë pasi nga të shtënat e helikopterit ishin shkatërruar tri baza të tyre në rajonin Orakzai, sot në mëngjes.

Militantët talibanë, gjatë natës, i kanë hedhur në erë tri shkolla ndërmjet qytetit Peshavar dhe kufirit afgan.

Zyrtarët lokalë thanë se nga këto shpërthime nuk ka pasur viktima pasi ato ndodhën në orët e hershme të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG