Ndërlidhjet

"Reporterët pa kufinjë" dënojnë arrestimin e Li Siajobu




Organizata për mbrojtjen e gazetarëve “Reporterët pa kufinjë” ka dënuar shqiptimin e dënimit me burgim të disidentit kinez Li Sijaobu dhe ka apeluar që bota të angazhohet për lirimin e tij.
“Është e turpshme që Li Sijaobu të kaloi 11 vitet e ardhshme në burg, sepse vetëm ka mbrojtur lirinë e të shprehurit”, ka pohuar kjo organizatë me seli në Paris.
Li është dënuar me akuzën për subverzion ndaj shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me akuzën se Kina po bën ndjekje të kundërshtarëve politik.
Diplomatët dhe gazetarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në procesin e gjykimit.

XS
SM
MD
LG