Ndërlidhjet

Aksident në Peru - 42 të vdekur


Në një aksident që ka ndodhur në Peru, ku një autobus ka dalur nga rruga dhe ka rënë në Malet e Andeve, kanë vdekur së paku 42 veta, ndërsa 8 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet kanë thënë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e prishjes mekanike të autobusit.

Peru është vend i njohur për aksidente të shpeshta për shka të rrugëve të këqija, autobusëve të vjetruar dhe vozitjes jo të kujdesshme.
XS
SM
MD
LG