Ndërlidhjet

logo-print

Terroristi i dyshuar, student në Londër



Një bankier i njohur nigerian ka deklaruar se është takuar me autoritetet e sigurisë pasi druhet se personi i arrestuar për sulmin e dështuar ndaj aeroplanit të linjës Amsterdam-Detroit mund të jetë i biri.

Bankieri nigerian tha se i biri ka të njëjtin emër me emrin e personit të arrestuar dhe se është student në Londër. Ai ka konfirmuar se i biri kishte udhëtuar, por nuk e dinte destinacionin.

Autoritetet hollandeze thanë se i arrestuari ka udhëtuar nga Nigeria, tranzit përmes Amsterdamit me vizë të rregullt amerikane.
XS
SM
MD
LG