Ndërlidhjet

Kroaci: Mbahen zgjedhjet presidenciale



Nesër në Kroaci zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Rreth dhjetë kandidatë janë në garë për president. Anketat e opinionit tregojnë se do të ketë një raund të dytë votimesh më 10 janar për të caktuar fituesin.

Sipas të njëjtave burime, Ivo Josipoviç, nga opozita socialdemokrate e ka siguruar vendin për në raundin e dytë, pasi kryeson me 15% nga ndjekësi më i afërt.

Pas tij, në një garë shumë të ngushtë, janë kryebashkiaku kundërthënës i Zagrebit, Milan Bandiç, dhe biznesmeni Nadan Vidoseviç.

Presidenti aktual, Stipe Mesiç, e ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate pesë vjeçare, çfarë është maksimumi që lejon ligji kroat.
XS
SM
MD
LG