Ndërlidhjet

Aeroportet shtojnë masat e sigurisë



Kompanitë ajrore dhe aeroportet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë dhe gjetkë në botë thonë se i kanë shtuar masat e sigurisë pas përpjekjes së dështuar për ta hedhur në erë aeroplanin amerikan në qytetin e Detroitit, i cili kishte mbërritur nga Amsterdami.

Zyrtarët thanë se tash mund të shihen rradhë më të gjata pritjeje pasi personeli i sigurisë mund të bëjë kontrolle më rigoroze të udhëtarëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mund të ketë kufizime tjera edhe gjatë fluturimit, si p.sh. mos lëshimi i ulëses në dy orët e fundit të fluturimit, si dhe kufizime për sendet që pasagjerët i marrin me vete në aeroplan.
XS
SM
MD
LG