Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: 30 vjet nga sulmi sovjetik në pallatin presidencial



Sot mbushen plot 30 vjet nga vërsulja e ushtarëve sovjetikë në pallatin presidencial afgan, që i parapriu invazionit të Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

Më 27 dhjetor, 1979, forcat speciale sovjetike e sulmuan pallatin Taxhbeg në hyrje të Kabulit dhe e vranë presidentin komunist Hafizullah Amin së bashku me anëtarët e familjes së tij.

Të nesërmen u njoftua se Babrak Karmal ishte bërë lideri i ri i vendit, me mbështetje të sovjetikëve.

Invazioni sovjetik nxiti luftën mbi nëntë vjeçare ndërmjet grupeve muxhahedine dhe forcave sovjetike, e cila rezultoi me vdekjen e më shumë se një milionë afganëve dhe 15 mijë trupave sovjetike.

Forcat sovjetike e kompletuan tërheqjen nga Afganistani në shkurt, 1989. Kjo rezultoi me vakum pushteti, gjë që çoi në vazhdimin e luftës civile dhe forcimin e komandantëve të luftës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG