Ndërlidhjet

Pakistan: Bomba vret zyrtarin dhe familjen e tij



Në Pakistan, militantët raportohet se kanë hedhur në erë shtëpinë e një zyrtari të qeverisë në zonën kufitare në veriperëndim të vendit afër kufirit afgan.

Njoftohet se në sulmin është vrarë zyrtari Sarbraz Sadiki dhe anëtarët e familjes së tij, përfshirë fëmijët.

Sulmi ndodhi në provincën Kurram ku janë zhvilluar operacione kundër talibanëve dhe militantëve të tjerë.

Ende askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG