Ndërlidhjet

Gaza shënon një vjetorin e luftës me Izraelin



Rripi i Gazës, i cili është nën pushtetin e Hamasit, sot e shënoi njëvjetorin e ofenzivës më të ashpër izraelite ndaj kësaj enklave të izoluar.

Sirenat që u dëgjuan në tërë territorin palestinez në orën 11.20 sipas kohës lokale, i përkujtuan bombat e para të Izraelit, që u lëshuan në përpjekje për të ndalur sulmet me raketa nga Gaza në Izrael.

Rreth 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë vdiqën në luftën, e cila zgjati 22 ditë.

Prej atëherë, është ruajtur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por mbeten problem kushtet humanitare në Gaza, ndërsa vazhdojnë bllokadat egjiptiane dhe izraelite.

Një vit pas luftës, izraelitët sot jetojnë me më pak frikë nga sulmet me raketa, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se shkaqet e vërteta të konfliktit ende nuk janë adresuar.
XS
SM
MD
LG