Ndërlidhjet

logo-print

Korea Veriore fiton tenderin prej 40 miliardë dollarë



Një konzorcium i Koresë së Jugut e ka fituar tenderin prej 40 miliardë dollarë për të ndërtuar dhe operuar katër elektrana bërthamore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët në këtë vend të Gjirit Persik thanë se kjo është marrëveshja më e madhe energjetike në rajon.

Marrëveshja shënon për Korenë Veriore eksportin e parë të një reaktori bërthamor dhe është projekti më i madh i ndërtuar jashtë vendit për sa i përket vlerës.

Zyrtarët e emirateve thanë se oferta e Koresë, e cila fitoi para ofertës së Francës dhe asaj amerikano-japoneze, i ka standardet më të larta të sigurisë dhe do të sigurojë që vendi të ketë energji bërthamore deri në vitin 2017.
XS
SM
MD
LG