Ndërlidhjet

logo-print

Kroatët votojnë në zgjedhjet presidenciale



Sot në Kroaci mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa në garë për shefin e shtetit janë 12 kandidatë.

Në gjithsejt 6.550 vendvotime, të drejtën për të votuar do të mund ta shfrytëzojnë 4.088.198 qytetarë me të drejtë vote.

Anketat e opinionit tregojnë se votimet e sotme nuk do të japin fituesin, por ai do të duhet të caktohet në rrethin e dytë në 10 janar.

Presidenti aktual Stipe Mesiç e ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate pesë vjeçare.
XS
SM
MD
LG