Ndërlidhjet

Napolitano: Nuk ka indicje se sulmi ishte pjesë e komplotit



Sekretarja amerikane për Sigurinë e Atdheut, Xhenet Napolitano, tha se nuk ka shenja se incidenti, në të cilin një nigerian u akuzua se u përpoq ta hedhë në erë aeroplanin që fluturonte nga Amsterdami në Detroit, të ketë qenë pjesë e një komploti më të madh.

Ajo tha se do të ishte e “padrejtë të spekulohet” se njeriu ishte i ndërlidhur me Al Kaidën.

Napolitano gjithashtu i tha rrjetit televiziv CNN se nuk ka sugjerime se autoritetet në Amsterdam nuk e kanë bërë kontrollin e duhur të nigeriasit, Umar Faruk Abdulmutalib.

I dyshuari ishte mundur nga udhëtarët tjerë dhe ekuipazhi i aeroplanit Delta Air, i cili fluturonte nga Amsterdami në ditën e Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG