Ndërlidhjet

Kroaci: Dalje e ulët e votuesve në zgjedhjet presidenciale



Dalja e votuesve në zgjedhjet e sotme presidenciale në Kroaci ka qenë e ulët.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se 10.7 % nga 4.5 milionë votues të regjistruar kishin votuar deri në orën 11.

Në garë për të zëvendësuar presidentin Stipe Mesiç janë 12 kandidatë.

Anketat e opinionit tregojnë se votimet e sotme nuk do të japin fituesin, por ai do të duhet të caktohet në rrethin e dytë në 10 janar.
XS
SM
MD
LG