Ndërlidhjet

Finlandë: Arrestohet kampioni pse deshi të vrasë gruan



Ish kampioni i botës në fluturime me ski, finlandezi Mati Nikenen, është arrestuar për shkak se është përpjekur të vrasë bashkëshorten, raportuan mediat e Finlandës.

Nikenen, 46 vjeç, në Ditën e Krishtlindjeve e ka goditur disa herë me thikë gruan, e cila ka arritur të ikë te fqinjët dhe të lajmërojë policinë.

I njohur për sjelljet e pahijshme, fituesi i trefishtë i medaljeve të arta në Lojërat Olimpike në Kalgari në vitin 1998, dje dhe sot është marrë në hetime.

Mediat raportojnë se dënimi pritet t’i shpallet nesër.
XS
SM
MD
LG