Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Josipoviq dhe Bandiq, në rundin e dytë


Në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, më së shumti vota, 32.4%, ka fituar kandidati i Partisë Socialdemokrate opozitare, Ivo Josipoviq.

Por, meqë nuk ka më tepër se 50%, atëherë duhet të zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve, më 10 janar.

Kandidat tjetër do të jetë kandidati i pavarur, Milan Bandiq, që fitoi 14.8% të votave.

Dalja në zgjedhjet e djeshme ishte 44 përqind.
XS
SM
MD
LG