Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Po hetohet lidhja e al-Kaidës me sulmin në aeroplan


Shtetet e Bashkuara thonë se po hetohen lidhjet potenciale të al-Kaidës me përpjekjen për sulm me bombë kundër aeroplanit të udhëtarëve në Krishtlindje, por zyrtarët thonë se deri tash nuk kanë dalë prova, që do ta lidhnin sulmuesin e dyshuar me bombë me një komplot më të gjërë terrorist.

Raportet e mediave në Shtetet e Bashkuara thonë se agjencitë amerikanë po zhvillojnë hetime nëse i dyshuari, Umar Farouk Abdulmutallab, ka pasur lidhje me operativistët e al-Kaidës në Jemen.

Ky shtetas i Nigerisë, 23 vjeçar, është akuzuar për përpjekje për të shkaktuar eksplodim në një aeroplan të një kompanie amerikane, me afro 290 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, derisa ai fluturonte nga Amsterdami për në Detroit të Shteteve të Bashkuara, më 25 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG