Ndërlidhjet

Dinosha: Shqipëria t’i ndihmoj shqiptarët në Mal të Zi


Ministri për të drejta të njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, Ferhat Dinosha, ka deklaruar se Shqipëria do të duhej materialisht t’i ndihmonte shqiptarët në Mal të Zi.

“Deri tash Tirana nuk ishte e pranishme në aspektin e mbështetjes materiale për ndonjë projekt të shqiptarëve në Mal të Zi dhe mendoj se kjo nuk është mirë”, i tha ministri Dinosha, gazetës Vijesti.

Mëtutje, ai përkujtoi se Hungaria dhe Kroacia, këtë e bëjnë për bashkëkombësit e tyre në vendet e tjera dhe theksoi se kështu do të duhej të vepronte edhe Shqipëria.

“Shumë shtete evropiane i ndihmojnë materialisht pakicat e tyre dhe mendoj se është koha që edhe Shqipëria ta bëjë këtë”, tha Ferhat Dinosha.
XS
SM
MD
LG