Ndërlidhjet

SHBA: Obama urdhëroi rishikim të sigurisë në aeroporte


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar rishikim të sigurisë në linjat ajrore të Shteteve të Bashkuara, pasi një shtetas i Nigerisë, është akuzuar se ishte përpjekur që të shkaktonte eksplodim në një fluturim transatlantik në Ditën e Krishlindjeve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se presidenti dëshiron ta dijë se si personi, Umar Faruk Abdullmutallab, ia doli që të regjistrohej për fluturim në qytetin amerikan Detroit, duke bartur me vete materiale eksplozive, megjithqë mendohet se emri i tij ishte në regjistrin e Shteteve të Bashkuara me afro 550 mijë njerëzve, që janë të dyshuar për lidhje terroriste.

Abdullmutallab është akuzuar për përpjekje për hedhje në erë të aeroplanit me afro 290 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, gjatë fluturimit prej Amsterdamit për një Detroit.
XS
SM
MD
LG