Ndërlidhjet

Jerusalem: Izraeli do të ndërtoj afro 700 njësi banimi


Izraeli ka shpallur planet për ndërtimin e afro 700 njësive banesore në pjesën lindore të Jerusalemit, që nga palestinezët pretendohet se do të jetë kryeqyteti i tyre i ardhshëm.

Ministria e banimit e Izraelit tha se e ka miratuar ndërtimin në tri lagje ekzistuese hebreje, në të cilat aktualisht jetojnë dhjetëra mijëra njerëz.

Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, në nëntor pat shpallur ngrirje 10 mujore të projekteve të reja për banesa në vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Por, urdhëri nuk përfshinë ndërtimin në pjesën lindore të Jerusalemit.

Izraeli pretendon se i gjithë qyteti është i tij.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor, ku gjenden vende të shenjta për hebrenjë, të krishterë dhe myslimanë, në luftën e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG