Ndërlidhjet

Iran: Lideri opozitar i dënon vrasjet e protestuesve


Lideri opozitar iranian, Mehdi Karubi, i ka dënuar vrasjet e protestuesve gjatë konfrontimeve më të ashpra në disa muaj të fundit, ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë.

Në një deklaratë në faqen e tij në internet, zoti Karubi ka pyetur se si autoritetet munden ta shkaktojnë gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm gjatë Hashureve, që është festa kryesore e myslimanëve shiitë.

Televizioni shtetëtor njoftoi se tetë vetë janë vrarë në dhunën në Teheran, gjatë ditës së djeshme, ndërsa sipas policisë, janë arrestuar më se 300 vetë.

Faqet opozitare në internet thonë se policia ka hapur zjarr kundër protestuesve në qendër të Teheranit. Në mesin e të vrarëve raportohet se është edhe nipi i ish kandidatit presidencial, Mir Hosein Musavi.

Televizioni shtetëror tha se policia ka hedhur poshtë involvimin e saj në vrasje.

Dy faqe të tjera ë internet, raportuan se politikani opozitar, Ebrahim Jazdi, është arrestuar në shtëpinë e tij. Raporti nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG