Ndërlidhjet

logo-print

Zardari: Fitore e sigurt kundër militantëve


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, thotë se qeveria e tij është e përkushtuar për ta fituar luftën kundër militantëve islamikë.

Në një artikull autorial në të përditshmen Vall Strit Xhërnal, ai ka shkruar se armata pakistanize i ka rimarrë rajonet Svat dhe Malakand nga militantët dhe theksoi se “ne do ta fitojmë luftën kundër tyre”.

Ky artikull i tij koincidoi me dy vjetorin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Benazir Buto, ish kryeministre.

Ai tha se ajo ka vdekur duke i luftuar forcat e tiranisë dhe të terrorizmit dhe se Pakistani mbetet i “përkushtuar për këtë luftë, të cilën e udhëhoqi ajo”.
XS
SM
MD
LG