Ndërlidhjet

Pakistan: 15 të vrarë në sulmin kundër shiitëve



Policia në Karaçi tha se 15 njerëz e kanë humbur jetën dhe 20 janë plagosur nga shpërthimi në një procesion shiit në këtë qytet pakistanez.

Bomba shpërtheu në fundin e procesionit për Ashuran, ngjarjen më të madhe të kalendarit shiit.

Pakistani ka vendosur dhjetëra mijë policë dhe forca paramilitare, ndërsa ushtrinë e ka vënë në nivel të lartë gatishmërie për të mbrojtur procesionet e shiitëve që kujtojnë vrasjen e Huseinit në shekullin VII, i cili ishte nipi i Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG