Ndërlidhjet

Familja e nigeriasit thotë se kishin humbur kontaktet



Familja e nigeriasit, i cili u akuzua se u përpoq ta hedhë në erë aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve, tha se i kishte humbur kontaktet me të kur ai studjonte jashtë vendit.

Familja e Umar Faruk Abdulmutallab tha se babai i tij ia kishte raportuar zhdukjen agjencive të sigurimit të Nigerisë dhe të vendeve të huaja.

Në një deklaratë, familja e përshkroi sjelljen e Abdulmutallab si “krejtësisht jashtë natyrës” së vet.

Abdulmutallab është akuzuar për përpjekje për ta hedhur në erë aeroplanin e kompanisë Northwest Airlines me rreth 290 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit që fluturonte nga Amsterdami në Detroit.

Më hertët, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama urdhëroi rishikimin e sigurisë në aviacionin amerikan pasi u kuptua se emri i Abdulmutallab ishte në listën e të dhënave amerikane për rreth 550 mijë njerëzit, që dyshohen për lidhje terroiste.
XS
SM
MD
LG