Ndërlidhjet

Iran: Hetohen trupat e protestuesve të vdekur



Agjencia zyrtare iraniane IRNA raportoi se pesë kufoma të protestuesve të opozitës, të cilët vdiqën gjatë trazirave të djeshme, po mbahen “për t’u kompletuar hetimet”.

Ali Musavi, nipi 35 vjeçar i liderit të opozitës, Mir Hosein Musavi, u qëllua për vdekje në protestat, dhe raportohet se trupi i tij është në mesin e kufomave që po hetohen.

Të paktën tetë vetë u raportuan të vdekur pasi shpërthyen përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës në Iran, në trazirat më të dhunshme që vendi ka parë në muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG