Ndërlidhjet

Putin e hapi seksionin e parë të naftësjellësit Siberi-Paqësor



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin sot formalisht e hapi seksionin e parë të rrjetit të naftësjellësit Siberi-Paqësor, i cili përfudnimisht do të mundësojë dërgimin e naftës së papërpunuar ruse në tregjet e Kinës dhe të Azi-Paqësorit.

Raportet thonë se Rusia planifikon të eksportojë deri 3.1 milionë tonë naftë të papërpunuar përmes këtij rrjeti në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Agjencia ruse RIA-Novosti raportoi se Putin e bëri publik edhe programin për ndërtimin e anijeve në qytetin Vladivostok në Lindjen e Largët, në vlerë prej rreth 3.5 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG