Ndërlidhjet

Napolitano pranon dështimin në sigurinë e aeroportit



Sekretarja amerikane për Sigurinë e Atdheut, Xhenet Napolitano, tha se kishin dështuar masat e sigurisë në listën e Shteteve të Bashkuara për ta vërejtur njeriun, i cili u nis nga Amsterdami në Detroit me eksplozivin me vete.

Umar Faruk Abdulmutallab u akuzua për përpjekje për ta rrëzuar aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.

"Ne kemi vendosur teknologji të re në disa aeroporte. Çështja shtrohet nëse ajo teknologji do ta detektonte këtë material dhe mënyrën se si e kishte fshehur ky njeri", tha Napolitano.

Të dielën, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama urdhëroi rishikimin e sigurisë në aviacionin amerikan pasi u kuptua se emri i Abdulmutallab ishte në listën e të dhënave amerikane për rreth 550 mijë njerëzit, që dyshohen për lidhje terroiste.
XS
SM
MD
LG