Ndërlidhjet

Moska lejon aeroplanin gjeorgjian mbi Rusi



Moska sot i dha leje një aeroplani të Gjeorgjisë që të fluturojë në Rusi për të parën herë që nga shpërthimi i lutës ndërmjet dy vendeve në gusht, 2008.

Zëdhënësi i ministrisë së Rusisë Timur Hikmatov i tha agjencisë Reuters se “leja i është dhënë” kompanisë ajrore të Gjeorgjisë për fluturime çarter ndërmjet Moskës, Shën Peterburgut dhe kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi në 29 dhe 30 dhjetor.

Megjithate, ende nuk ka marrëveshje për vazhdimin e fluturimeve të rregullta.
XS
SM
MD
LG