Ndërlidhjet

logo-print

Rusia i bashkohet Perëndimit në shqetësimet për Iranin



Rusia sot shprehu shqetësime për trazirat e fundit në Iran, duke bërë thirrje për kompromis dhe “vetëpërmbajtje”.

Deklarata e Kremlinit pasoi atë të Bashkimit Evropian, e cila dënoi përdorimin e “forcës brutale” kundër përkrahësve të opozitës.

Tetë njerëz raportohen të vdekur pas përleshjeve të djeshme të protestuesve dhe forcave të sigurisë që shpërthyen në tërë vendin.

Sot edhe Britania tha se dhuna e përdorur nga forcat iraniane kundër protestuesve është “veçanërisht shqetësuese”.

Më herët, dënime të ngjashme shprehën SHBA, Italia, Franca dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG