Nëntë persona, nga të cilët të paktën gjashtë fëmijë, kanë humbur jeëtn sot nga zjarri që shpërtheu në ndërtesë në qytetin Starkvil në shtetin federal amerikan Misisipi.
Gjykatësi hetues i qarkut, Majkëll Hant, tha se fëmijët ishin të moshës prej tre muaj deri gjashtë vjet.
Sipas tij, zjarri ishte lajmëruar në orët e para të mëngjesit.
Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shpërthyer në një ndërtesë të vjetër.
Të gjitha viktimat ishin nga e njëjta banesë.