Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Britania e dënon ekzekutimin e britanikut në Kinë


Britania thotë se Kina e ka ekzekutuar një britanik, i cili ishte i dënuar për kontrabandim të drogës, pasi ka refuzuar disa ankesa nga qeveria britanike dhe të afërmit e tij, që thonë se personi ishte mentalisht jostabil dhe se pa vetëdije është futur në krim.

Zyra e jashtme britanike, nëpërmjet të një kumtese, e dënoi ekzekutimin e personit Akmal Shaik, 53 vjeçar.

Ai është shtetasi i parë evropian i ekzekutuar në Kinë, në 50 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG