Ndërlidhjet

Rusi, Ukrainë: U zgjidhën mospajtimet për naftë


Ukraina dhe Rusia e kanë zgjidhur kontestin e tyre për tarifat e transportit të naftës, duke siguruar se nuk do të ketë shkatërrim në furnizimin për Evropën Lindore gjatë festës së Vitit të Ri.

Një zëdhënëse e Ministrisë ruse të energjisë, tha se marrëveshja për çmimet e tranzitit do të nënshkruhet “brenda disa ditëve”.

Rusia ka tërhequr vërejtjen për ndaljen e mundshme të transportit për në Sllovaki, Çeki dhe Hungari, duke thënë se kompania shtetërore energjetike ukrainase, Naftogaz, po kërkonte tarifa më të larta tranzitore, për shkak të inflacionit dhe çmimit të mirëmbajtjes.
XS
SM
MD
LG