Ndërlidhjet

SHBA: Kundërshtohen vendbanimet në Jerusalemin Lindor


Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë ndërtimin e njësive të reja banesore të Izraelit në pjesën lindore të Jerusalemit.

Vendimin e Izraelit për ndërtimin e afro 700 ndërtesave të reja, e ka kundërshtuar edhe Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se ky veprim është “ilegal sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Problemi i ndërtimit të vendbanimeve të reja i ka ndalur përpjekjet aktuale për ripërtritjen e procesit paqësor.

Izraeli e okupoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967.

Komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e tij.
XS
SM
MD
LG