Ndërlidhjet

Iran: Motra e Shirin Ebadit është arrestuar


Nga Irani raportohet se autoritetet e kanë arrestuar motrën e fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.

Në një kumtesë në një faqe të internetit, thuhet se ligjëruesja Nushin Ebadi, ishte arrestuar dje në shtëpinë e saj.

Shirin Ebadi i tha rrjetit televiziv CNN, se motra e saj nuk ishte e involvuar në veprimtari për të drejta të njeriut dhe se nuk kishte marrë pjesë në asnjë protestë, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të muajit qershor.

Pos, kësaj është raportuar edhe për arrestimin e gazetarit të njohur, Mashallah Shamsolvaezin dhe aktivistes për të drejtat e femrave, Mansureh Shojai.
XS
SM
MD
LG