Ndërlidhjet

Pragë: Asnjë çek nuk është zhdukur në Kosovë


Çekia nuk e ka të regjistruar asnjë shtetas të saj si të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, në vitin 1998 dhe 99 dhe pas tij, ka kumtuar Ministria e jashtme e Çekisë.

“Gjatë luftës në Kosovë dhe menjëherë pas saj, Çekia nuk e evidenton asnjë shtetas të zhdukur të Çekisë”, i tha gazetës Pravo, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Millan Rzhepka.

Këto komente u bënë lidhur me deklaratën e prokurorit për krime të luftës në Serbi, Vlladimir Vukçeviq, se ka indikacione se viktima të shitjes së organeve, pos serbëve, kanë qenë edhe tre çekë.

Si viktima të së ashtuquajturës “shtëpi e verdhë”, nuk mund të jenë as studentët çekë, të cilët kanë humbur gjatë alpinizmit në veri të Shqipërisë në vitin 2001, e që u kishte humbur çdo gjurmë, por sipas mediave çeke, vetëm shtetasit e Çekisë, që ishin paraqitur si vullnetarë kur NATO-ja në vitin 1999 e bombardoi ish Jugosllavinë, ose mercenarët çekë.
XS
SM
MD
LG