Ndërlidhjet

BE mirëpret paktin Moskë-Kjev rreth gazit



Bashkimi Evropian ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me kundërthëniet rreth transportit të gazit.

Komisioni Evropian tha se është informuar nga qeveria ruse se nuk ekziston më rreziku për ndërprerjen e furnizimit të vendeve të BE-së me gazin rus, që kalon përmes Ukrainës.

Deklarata erdhi pas nënshkrimit mes Moskës dhe Kjevit të marrëveshjes për tarifat e reja të transportit.

Rusia më herët kishte thënë se ekziston mundësia e ndërprerjes së furnizimit me naftë e gaz për Sllovakinë, Çekinë e Hungarinë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG