Ndërlidhjet

Putin: Planet amerikane për mbrojtjen raketore, pengesë



Planet amerikane për mbrojtjen raketore janë pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes së re mbi çarmatimin bërthamor. SHBA-të dhe Rusia kanë pohuar se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për çarmatimin që do të zëvendësonte paktin, mandati i të cilit përfundoi më 5 dhjetor.

Problemi më i madh për të arritur një marrëveshje të re sipas Putinit është se “partnerët tanë amerikanë po ndërtojnë një mbrojtje anti raketore, kurse ne jo”.

Putini shtoi se planet amerikane prishin baraspeshën e pushtetit:

“Në mënyrë që të ruajmë baraspeshën na duhet të zhvillojmë një sistem armësh sulmuese.Për ta ruajtur baraspeshën gjithashtu është e nevojshme që ata të ndajnë me ne të gjithë informacionin mbi mbrojtjen e tyre raketore. Në këtë mënyrë dhe ne do të jemi të gatshëm të japim informaicone rreth armëve tona ofensive”, tha Putini.

Në shtator presidneti amerikan Barak Obama vendosi anullimin e planit të administratës Bush për vendosjen e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki. Plani i ri i Obamës në këtë drejtim parasheh një sistem mobil mbrojtje raketore.
XS
SM
MD
LG