Ndërlidhjet

BH: Serbët kundër gjyqtarëve ndërkombëtarë



Deputetët në parlamentin e Republikës Serbe të Bosnjës hodhën poshtë kërkesën e të dërguarit ndërkombëtar në këtë vend për të rritur numrin e gjyqtarëve ndërkombëtarë që trajtojnë krimet e luftës.

Kryeministri i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, tha për mediat se synon mbajtjen e një referendumi mbi mandatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në Bosnjë.

Në të tjera zhvilime, Rasim Lajiç, i ngarkuari për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës pranë qeverisë së Serbisë, ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e Lajiçit erdhi si rezultat i dështimit të qeverisë për të arrestuar Ratko Mlladiçin deri në fund të vitit 2009.

Bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë është kushti themelor për integrimin evropian të Serbisë.
XS
SM
MD
LG