Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të të informonin për Abdulmutallabin



Shtetet e Bashkuara duhet të informonin autoritetet e Jemenit lidhur me shqetësimet për qytetarin nigerian Abdulmutallab, i cili u përpoq të hidhte në erë aeroplanin e linjës Amsterdam-Detroit.

Ministri i informacionit të Jemenit, Hasan al Lozi tha se Abdulmutallab ka qëndruar në Jemen, por nuk kishin asnjë informacion që ta mbanin nën vëzhgim.
Një krah i rrjetit terrorist të Al Kaidës morri përsipër sulmin e dështuar të 25 dhjetorit, në shenjë hakmarrje ndaj mbështetjes amerikane për sulmet anti-terroriste në Jemen.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, së fundi, deklaroi se qeveria e tij ishte e vendosur për të luftuar terroristët brenda territorit të tyre, por nënvizoi se bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara mund të bënin shumë më tepër për t’i ndihmuar.
XS
SM
MD
LG