Ndërlidhjet

Liberman: Sanksionet ndaj Iranit në janar



Senatori amerikan, Xho Liberman, shpreson që të ketë një ligj për sanksionet ekonomike ndaj Iranit deri në fund të janarit.

Liberman për shërbimin në gjuhën perse të Radios Evropa e Lirë tha se sanksionet do të jenë për refuzimin e Teheranit ndaj ofertës perëndimore për programet bërthamore dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Senatori amerikan shtoi se presidenti Obama “ka humbur durimin” me qeverinë iraniane.
XS
SM
MD
LG