Ndërlidhjet

Izrael: Gjykata lejon palestinezët të shfrytëzojnë autostradën



Gjykata Supreme e Izraelit i ka urdhëruar ushtrisë që t’u lejojë palestinezëve të udhëtojnë në një pjesë të autostradës kryesore në Bregun Perëndimor.

Seksioni në fjalë që e lidh Tel Avivin me Jerusalemin, u mbyll në vitin 2002 për palestinezët, pasi militantët qëlluan ndaj disa automjeteve izraelite dhe vranë disa ngasës.

Kjo ishte hera e dytë këtë muaj që Gjykata Supreme i urdhëron ushtrisë ta hapë autostradën në Bregun Perëndimor dhe të heqë kufizimet për palestinezët.
XS
SM
MD
LG