Ndërlidhjet

logo-print

Braun mbështet disidenten Aung Suu Kji



Kryeministri i Britanisë Gordon Braun i ka shkruar një letër personale lideres së opozitës në Mianmar, Aung Sn Suu Kji, në të cilën e lëvdon për guximin e saj.

Në letrën, e cila u bë publike nga zyra e kryeministrit britanik, Braun e mbështet fituesen e çmimit Nobel për Paqe, dhe i bën thirrje regjimit të Mianmarit që të fillojë dialogun e vërtetë me të.

Ai gjithashtu i ka ripërsëritur thirrjet regjimit që të sigurojë se zgjedhjet e premtuara për vitin 2010 të jenë të lira dhe të drejta, duke thënë se çdo gjë më pak se kjo do të çonte në më shumë vite të rënda dhe izolim.
XS
SM
MD
LG