Ndërlidhjet

logo-print

Reporterët pa Kufij: 76 gazetarë të vrarë në 2009



Gjatë këtij viti për shkak të detyrës së tyre janë vrarë 76 gazetarë, për dallim nga vjet kur e humbën jetën 60 gazetarë, njoftoi organizata Reporterët pa Kufij.

Sivjet është rritur dhe numri i gazetarëve të rrëmbyer. Kërcënimeve fizike u janë ekspozuar 1.456 gazetarë ndërsa vitin e kaluar 929.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës Reporterët pa Kufij me seli në Paris, Zhan Fransoa Zhiliar, ka thënë se shqetësimi më i madh sivjet ka qenë ekzodi i madh i gazetarëve në vendet si Irani dhe Sri Lanka.
XS
SM
MD
LG