Ndërlidhjet

Hetuesit afganë: Civilët u vrarë nga trupat e huaja



Kreu i delegacionit presidencial afgan, i cili e heton vdekjen e dhjetë njerëzve të shtunën në provincën Kunar tha se ekipi ka konkluduar se civilët ishin vrarë me gabim në një sulm të trupave të huaja.

Asadullah Vafa, këshilltar i lartë i presidentit Hamid Karzai, tha se në mesin e 10 viktimave që u gjetën në një shtëpi fshati, tetë ishin nxënës.

Më herët, një zyrtar i NATO-s tha se raportet fillestare nga trupat e involvuara në luftimet thonë se viktimat ishin kryengritës.

Sot, zëdhënësi i ISAF-it tha se pretendimet po hetohen bashkë me autoritetet afgane.

Qindra protestues dolën në rrugët e qytetit Xhalalabad duke ngritur zërin kundër vdekjeve.
XS
SM
MD
LG