Ndërlidhjet

Në Teheran janë arrestuar 500 protestues



Policia e Iranit tha se ende po i mban shumicën e të arrestuarve gjatë protestave të fundit antiqeveritare.

Shefi i policisë Ismael Ahmadi Mohadam tha se 300 nga 500 të arrestuarit nga policia ende ndodhen në paraburgim.

Ai tha se një numër i të tjerëve po mbahen nga forcat e sigurisë.

Qeveria iraniane u bëri thirrje mbështetësve të saj që të mbajnë tubime në mbarë vendin për t’i dënuar protestat. Të martën, tubime të tilla u mbajtën në tri qytete.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i hodhi poshtë protestat e së dielës në Teheran dhe gjetkë që lanë të paktën tetë të vdekur, duke i quajtur “lojë e urdhëruar nga zionistët dhe amerikanët”.
XS
SM
MD
LG