Ndërlidhjet

Obama: Dështim i sistemit në incidentin me aeroplanin


Presidenti Barak Obama, 29 dhjetor 2009.

Presidenti Barak Obama, 29 dhjetor 2009.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se ka pasur “dështime të sistemit” në përpjekjen për të sulmuar aeroplanin që fluturonte në Shtetet e Bashkuara.

Obama tha se “shkelja katastrofike e sigurisë” ka lejuar që 23-vjeçari nga Nigeria të hyjë në aeroplan për në SHBA, përkundër lidhjeve të dyshuara të tij me Al Kaidën dhe paralajmërimeve nga babai i tij.

"Sot, përsëri dua t’i flas popullit amerikan, sepse disa informata preliminare që dolën në sipërfaqe në 24 orët e fundit, kanë ngritur shqetësime serioze. Është raportuar se babai i të dyshuarit në incidentin e Krishtlindjeve, i ka paralajmëruar zyrtarët në Afrikë për pikëpamjet ekstremiste të djalit të tij".

"Tash po shihet se para disa javësh, informata i kishte kaluar një komponenti të komunitetit tonë të zbulimit, por nuk është shpërndarë siç duhet, në mënyrë që emri i të dyshuarit të mos gjendej në listën e udhëtarëve”,
tha presidenti Obama.

Ai tha se mangësitë kanë lejuar që i dyshuari të shkojë aq larg sa ka shkuar.

Obama tha se ai dëshiron të dëgjojë se ku ka qenë gabimi dhe si mund të mbrojnë Shtetet e Bashkuara më mirë qiellin e tyre.

Umar Faruk Abdulmutallab, 23-vjeçar nga Nigeria, dyshohet se është përpjekur ta aktivizojë eksplozivin në fluturimin 253 që i afrohej Detroitit, më 24 dhjetor.

Abdulmutallab i kaloi kontrollet e sigurisë në Lagos dhe Amsterdam, ku detektorët standardë të metaleve nuk arritën ta regjistrojnë armën e tij.
XS
SM
MD
LG